Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela vlerson se me qeverisjen e koalicionit VLEN për këto muaj qeverisje kemi kthim prapa të avansimit të të drejtave. Sela numëroi heqen e të drejtave të cilët sipas tij, shqiptarët i gëzonin me vite, duke u nisur nga heqja e balancuesit, rreziku I shfuqizimit të Ligjit për Gjuhët dhe degradimin e pozitave të shqiptarëve nëpër institucione të ndryshume.
ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-SË
“Asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua me këtë qeverisje, përkundrazi na u shkurtuan të drejtat. E drejta e deklarimit të përkatësisë etnike largua balancuesi, u kontestua ligji për Gjuhën Shqipe dhe po të ishte për VLEN-in do ishte kry moti ajo punë, por Fronti reagoi dhe u parandalua ai vendim nga Gjykata Kushtetuese.”
Ziadin Sela, rikujtoi slloganin e koalicionit VLEN me të cilin garuan në zgjedhjet parlamentare ‘PO VJEN NDRYSHIMI’ e që sipas tij, për këto muaj qeverisje koalicioni VLen ka sjellur ndryshim vetëm pët të keq sa I përket të drejtave të shqiptarëve.
ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-SË
“Sot administratorët shqiptarë nuk ndihen të lirë siç ishin dikur, sot prindërit shqiptarë a ndihen të sigurtë në klinikat e Shkupit? Natyrisht se jo, sepse ka ndodh ndryshim për të keq në këtë qeverisje. Nuk ka ndodh ndryshimi ka ndodh ndryshimi për të keq.”
Sipas kreut të ASH-së Ziadin Sela nëse koalicioni VLEN ka konstatuar lëshime në ligjet që i shfuqizuan, të njejtat kanë mundësi për ti korrigjuar, e jo të shfuqizonin ligje pa asnjë zgjidhje konkrete. /tvklan.mk