VLEN shpalosi 100 ditëshin e parë në Qeveri

MEXHITI: QEVERIA E RE ANGAZHOHET PËR ZHVILLIM DHE STABILIZIM, FOKUS TE ARSIMI DHE DECENTRALIZIMI

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, e përshkroi qeverinë e re si një ekip, sic thotë ai, që është i angazhuar për t’i dhënë fund praktikave të paligjshme dhe për të avancuar projekte të rëndësishme për qytetarët.

Ai theksoi se 100 ditët e para janë një periudhë për të punuar dhe se opozita duhet të japë mendimin e saj pas këtij afati.

Një nga temat kryesore që ai përmendi ishte situata e kazinove, duke bërë të ditur se qeveria ka ndërmarrë hapa për të ndaluar aktivitetet e paligjshme në këtë sektor, duke prishur kontrata dhe anuluar koncesionet e dhëna nga administrata e kaluar.

”Duke filluar më parë për bizneset e kazinove ku sot jemi dëshmitar që në Qeverinë e RMV-së fillimisht pra në parlament kemi kalu dhe kemi marur mednimit autentik që në mënyrë joligjore është zhvillu biznesi I kazinove, ndërsa në qeveri janë sjellur disa vendime, një ishte për prishjene  kontratës të lokalit kontraverz në Vizbeg, e dyta janë anulu të gjitha koncesionet që janë sjellë në mënyrë të paligjëshme nga qeveria e kaluar për organizimin e lojarave të fatit online” – tha Izet Mexhiti.

 Në fushën e arsimit, Mexhiti njoftoi se janë ndarë 35 milion euro për ndërtimin e kampusit “Nënë Tereza”, duke e theksuar arsimin si një prioritet të qeverisë.

”Arsimin sipëror ku 35 milion euro janë ndarë për ndërimin e kampusin Nënë Tereza, që tregon se në prioritetet tona të larta na mbetet arsimi. Duke filluar nga cerdhet deri tek univerzitetet” – deklaroi Mexhiti.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e decentralizimit, duke njoftuar një fond prej 100 milion eurosh për projekte komunale, që do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve jetike për qytetarët.

”Cështje tjeter është decentralizimi I cili ka qenë pjesë e programit tonë ku veq më të gjitha komunat kanë apliku me projekte për 100 milion euro që do të zgjidhen mjatë probleme jetike të qytetarëve tonë. Ne do të mundohemi të krijojmë kushte evropiane edhe pse Fronti Europian nuk është pjesë e qeverisë. Decentralizimi mbetet në fokusin tonë që është shtylle e marveshjes së Ohrid’ – tha Mexhiti.

Ai njoftoi se në vitet e ardhshme do të jenë gjithashtu të disponueshme 900 milion euro për projekte të tjera zhvillimore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share