VLEN kërkon bashkëpunim të gjërë për ajër të pastër

VLEN kritikon BDI-në për dëmet ekologjike

Në reagimin e VLEN-it, BDI akuzohet për ndikimin negativ në shoqërinë shqiptare gjatë 22 viteve të pushtetit, duke kontribuar në rritjen e kriminalitetit, ndotjes, amoralitetit dhe nepotizmit.

Nga VLEN theksojnë se gjatë këtyre viteve, qytetet si Tetova, Kërçova dhe Struga nuk morën përmirësime infrastrukturore, por u përballën me deponi të vendosura në qendrat e tyre.

Sipas VLEN-it, ndotja e ajrit është një problem i kahershëm që kërkon masa të qëndrueshme dhe afatgjata. Qeveria ka miratuar një “Program kundër ndotjes së ajrit 2024-2030” dhe një Plan Veprimi për sezonin e ngrohjes, i cili synon përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Reagimi i VLEN-it nënvizon gjithashtu se janë duke u zbatuar inspektime të intensifikuara ndaj ndotësve dhe kontrolli i kapaciteteve industriale. VLEN-i apelon për një bashkëpunim të gjithanshëm mes institucioneve shtetërore, komunave, organizatave dhe sektorit të biznesit për të përmirësuar mjedisin jetësor dhe për të siguruar ajër të pastër.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share