VLEN: Kemi harmonizuar programet me VMRO-në, negociatat vazhdojnë për eashlonin e dytë dhe të tretë

Nga VLEN njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në që ta propozojnë Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit. Gashi pritet të votohet në seancën konstitutive që po mbahet sot në Kuvend.

“Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe VMRO DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi. Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e
përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, thonë nga VLEN.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share