Kryetari i Komunës së Çairit dhe anëtari i grupit të puës për negociata VMRO-VLEN për Qeverinë e re, Visar Ganiu, ka konfirmuar vetëm se Sekretariati për Eurointegrime kalon në Ministri.
Ai ka potencuar se negociatat kanë kaluar në atmosferë të shkëlqyeshme pune.
“Sekretariati që ishte më herët për eurointegrime kalon në Ministri, me buxhet dhe me kabinet të vetin, me të gjitha “nishanet’ që duhet t`I ketë një ministri. Procesi I negociatave ka kaluar në atmosferë pune. Ka pasur ditë ku intensiteti I bisedimeve ka qenë me orë të tëra dhe krejt kjo me qëllim për më të mirën për shtetin”, tha Ganiu.
I pyetur nëse VLEN-it do t`i takojnë vendet e Drejtorëve në “Postat e Maqedonisë”, “MEPSO”, Drejtoria për Investime të Huaja, Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Drejtoria për Kundërzbulim Financiar, Ganiu ka potencuar se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informacione, pasi sipas tij, do të ishte jokorrekte ndaj kolegëve.
Sipas Ganiut në një press-konferencë të përbashkët do të bëhen publike të gjitha detajet. /tvklan.mk/