VLEN përmes një kumtese thonë se BDI po mundohet ta destabilizojë shtetin dhe të mbjellë pasiguri tek qytetarët.
“I ashtuquajturi Fronti Europian i cili tani po hedh shqelmat e fundit po tenton të mbjell pasiguri te qytetarët. Fakti që u destabilizua Fronti i thirrur në “Europian”, nuk nënkupton se duhet të destabilizohet shteti. Fakti që ata janë bërë pikë e pesë, nuk do të thotë se edhe shoqëria të bëhen si ata.
Në këto momente vendimtare për të ardhmen e shtetit, ftojmë gjithë aktorët politikë që ia dëshirojnë të mirën shtetit, të jenë të unifikuar rreth qëllimeve strategjike, e ato janë vlerat europian dhe integrimi evropian dhe jo veprime tjera retrograde.
Kur BDI flet për inifltrime ruse, rikujtojmë opinionin se kjo parti i kishte dhënë pasaportë biznesmenit pro-rus në listën e zezë Onishçenko. Qesharake është kur BDI flet ndërsa të bëmat e saj e demantojnë. Ishte kjo parti që edhe qiellin e hapi vetëm e vetëm që të sjell në Shkup, ministrin e Jashtëm rus, Sergej Llavrov.
Tentimet për destabilizim nuk do të kalojnë, harmonia e bashkëjetesa mes qytetarëve do ngadhënjej ku të gjithë do të ndjehen të barabartë. Këtë e kemi dhënë si zotim gjatë fushatës zgjedhore dhe për këtë po angazhohemi çdo ditë me përkushtim.
Sinonim i destabilizimit është Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI). Po ua rifreskojmë kujtesën. Gjitha ngjarjet e kobshme në vend, e sidomos për shqiptarët kanë ndodhur kur BDI kanë qenë pjesë e pushtetit. Rastet “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, janë ngjarje që kanë tensionuar shtetin, por fatmirësisht nuk krijuan ndasi në shoqëri. BDI është sinonim i së keqes dhe për atë shqiptarët u dërguan në vendin që e meritoni, në opozitë.
Populli shqiptar nuk do të mashtrohet më. Drejtësia po vjen, dhe lojërat tuaja kanë mbaruar. E kjo ju pengon eksponentëve të BDI-së, përkatësisht Artan Grubit. Këtij të fund më nuk po i kalojnë përrallat dhe gënjeshtrat që po mundohet t’i imponon në opinionin vendor, andaj ai tani gënjeshtrat e tij po mundohet ti plason në opinionin në Shqipëri se kinse janë arrestuar 17 shqiptarë pas incidenteve që ndodhën, që absolutisht nuk është e vërtetë. Kujtojmë opinionin se janë arrestuar 17 persona që kanë përdhosur flamurin shtetëror dhe flamurin kombëtar shqiptar.
VLEN-i garanton: Ligji është për të gjithë dhe mbi të gjithë! Askush nuk do të jetë mbi ligjin, pavarësisht pozitës apo përkatësisë. Siguria është prioritet! Çdo qytetar, pa dallim, meriton të ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur. Drejtësia është në veprim! Çdo krim do të hetohet, çdo autor do të përgjigjet dhe askush nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi.
Koalicioni VLEN është garancë e stabilitetit dhe prosperitetit të Maqedonisë së Veriut” – thuhet në kumtesën e VLEN-it.