VLEN: 49% të ndërmarrjeve në duar të qytetarëve/ BDI: Ku janë 10 mijë euro? Ky premtim ishte mashtrim!

Ndërmarrjet shtetërore në duar të qytetarëve. 33 vite ndërmarrjet shtetërore janë keq-menaxhuar dhe kanë gjeneruar humbje. Kjo humbje çdo vit është mbuluar me paratë e qytetarëve nëpërmes tatimeve.Ne zotohemi se 49% i pronësisë të të gjitha ndërmarrjeve do t’i kthejmë në duar të pronarëve të vërtetë, qytetarëve.

Ky ishte premtimi para-elektoral i Koalicionit VLEN, të cilin në disa raste, para qytetarëve nëpër tubime e ka premtuar edhe zëvendëskryeministri aktual, Izet Mexhiti.

Por, këtë premtim Bashkimi Demokratik për Integrim e cilëson si projektin më manipulativ në historinë politike të shqiptarëve

Sipas integristëve, VLEN sot po bën përjashtimin dhe defaktorizimim e shqiptarëve nga administrata dhe ekonomija në përgjithësi.

“Ku janë këto 10,000 euro? Askush nuk ka parë asnjë ligj, asnjë dekret, asnjë plan për realizimin e këtij premtimi. Është e qartë se kjo ishte mashtrimi më i madh elektoral për të manipuluar qytetarët dhe për të marrë votën e tyre. Në vend të premtimeve, VLEN sot po bën përjashtimin dhe defaktorizimim e shqiptarëve nga administrata dhe ekonomija në përgjithsi. Kështu ndodh kur nuk ke vullnetin e popullit tënd, por vetëm pëlqimin e patronit tua” – thonë nga BDI.

Thonë se kjo Qeveri nuk u shërben shqiptarëve, por agjendave të errëta që synojnë dobësimin e ndikimit politik dhe ekonomik të shqiptarëve.

Kjo nuk është hera e parë që përplasen opozita dhe pozita përplasen për premtime të pa realizuara. Dje, Fronti Europian, e akuzoi VLEN-in edhe për mos tërheqjen e Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i hapur. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share