Vladimir Putin mban sot fjalimin vjetor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do t’i drejtohet sot Asamblesë Federale me mesazhe vjetore për situatën në vend, udhëzimet e politikës së brendshme dhe të jashtme të vendit.

Sipas medieve ruse, Putin do të flasë për luftën në Ukrainë, masat shtesë për stabilizimin e ekonomisë dhe politikat e reja sociale për të mbështetur familjet, transmeton Klankosova.tv.

Fjalimi i tij vitin e kaluar u përqendrua kryesisht në Ukrainë, tani po parashikohet deklaratë edhe për shkak të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë vetëm dy javë larg dhe Putini pritet të zyrtarizojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share