Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën ka shumëçka që i bashkon dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm përpara tyre, konstatoi sot në një intervistë për Klan Maqedoni, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani foli rreth aktiviteteve dhe vizitës së saj zyrtare sot në Shkup dhe nesër në Tetovë. Ajo vlerësoi lartë rolin shtetformues të shqiptarëve të Maqedonisë.
“Është shumë me rëndësi që këtu në çdo takim kemi potencuar rolin e jashtëzakonshëm shtetformues në radhë të parë, por edhe në ndihmesën e procesit të intergimit në radhë të dytë që populli shqiptar luan këtu në Maqedoni”, deklaroi presidentja Vjosa Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia