Vjosa Osmani pritet nga Shefi i ri i Këshillit Evropian në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me António Costa-n, Shefin e ri të Këshillit Evropian.

Siç raportohet në media, takimi i tyre u mbajt rreth orës 09:30. Costa dje ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, dhe disa liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ai sot gjithashtu do të takojë edhe presidenin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Ndërkohë, Osmani ka zhvilluar një bisedë dje me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, lidhur me sulmin e 29 Nëntorit ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Osmani, sikurse edhe udhëheqësit e tjerë në Kosovë e cilësojnë shpërthimin në Varragë të Zubin-Potokut sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike të vendit.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share