Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës së sotme ajo ka realizuar takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nga Tetova kanë filluar shumë procese dhe se Tetova është historia e jonë e lavdishme e përbashkët. Osmani tha se ndër intelektualët që ka lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve është Arben Xhaferi.
“Vizita ime në Maqedoninë e Veriut është rikonfimimi i mbështetjes së procesit eurointegrues për të dyja vendet”, tha Osmani.
Bilall Kasami mes tjerash tha se duhet të kontribohet në ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, dhe njoftoi Presidenten për aktivitet që janë ndërmarrë.