Vjosa Osmani: Kosova anëtare e KiE – Çështje kohe!

Pas dështimit të Kosovës për tu bërë anëtar I Këshillit të Evropës ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se Kosova do të jetë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës dhe se kjo është vetëm thjeshtë çështje kohe.

Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës

“Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcaktojnë Këshillin e Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike.I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më herët sesa vonë”

E kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e reja janë të domosdoshme pas këtij dështimi.

E nënkryetja Vlora Citaku tha se edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti.

Kreu i LDK-së Lumir Abdigjiku e kishte quajtur të dështuar anëtarësimin e Kosovës në KiE një natë më parë. Sipas tij populistët duhet të përballen me dështimet e tyre kapitale, me humbjen e madhe kombëtare!, duke kërkuar kështu dorëheqje e kryeministrin e më pas shpërndarjen e parlamentit.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se oferta e Kosovës për Asociacionin e dërguar në Asamblenë e Këshillit të Evropës e ka humbur relevancën pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

Në letrën që ka dorëzuar ministrja Gërvalla në Këshillin e Evropës, Kosova ka marrë përgjegjësinë që të hartojë dokumentin e formimit të Asociacionit, e që atë ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit por që nga ndërkombëtarët ishte cilësuar si hap i vonuar dhe jo konkret.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share