Vjosa Osmani: Kauza për barazi më e madhe se vetvetja jonë

Megjithëse ka avancim të theksuar në rolin e grave në shoqëri dhe kyçjen e tyre në politikë dhe sferat tjera, presidentja Osmani mendon se ende ka gra që ballafaqohen me shumë padrejtësi, nga profesioni tek dhuna në familje, problemet në rrugë e ngacmimet e ndryshme. Ajo u shpreh se do të ngrejl zërin dhe do të mbështesë vazhdimisht kauzën për barazi gjinore dhe të drejtat e grave gjithandej, përcjell Klan Macedonia

“Gratë kanë thyer çdo stereotip deri tani dhe kanë dëshmuar që mund të shkëlqejnë dhe mund të arrijnë majat, pavarësisht se cilin profesion e zgjedhin. Vështirësi do të ketë. Pengesa do të ketë, por asnjëherë nuk duhet të dorëzohen dhe jam e bindur që për gjeneratat e reja, çro ditë do të bëhet edhe më e lehtë. Para nesh kanë punuar shumë gra që të largojnë shumë gurë, shumë shkëmbinj nga rruga jonë. Tani është detyra e gjeneratës që të lëvizim e të largojmë edhe ata gurë që kanë mbetur nga rruga e vajzave dhe mbesave e të gjitha grave që do të vijnë pas nesh sepse është kauzë sesa vetvetja jonë. Kauza për barazi është kauzë për një shoqëri dhe për një shtet ku demokracia është realitet, ku të drejtat e barabarta nënkuptojnë se ajo shoqëri do të jetë e suksesshme në çdo aspekt tjetër dhe në fakt është edhe vendimi më i mençur për ta bërë. Nuk ka shtet në botë që ka arritur zhvillim dhe mirëqenie ekonomike, pa i përfshirë edhe gratë në tregun e punës dhe pa i përfshirë ato në mënyrë të barabartë në institucione”, deklaroi Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share