“DERA E HAPUR PËR TË GJITHË PARTITË PARLAMENTARE OPOZITARE”
Pas deklaratave dhe paralajmërimeve për sulme të sërishme të mundshme në veri të Kosovës presidenta Vjosa Osmani tha se Kosova do t’I ndërmarrë masat e nevojshme për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial.
Tha se Serbia nuk mendon mirë për Kosovën.
Ajo foli edhe për ftesat për takime me partitë parlamentare opozitare të cilës I është përgjigjigjur pozitivisht vetëm LDK-ja.
Tha se dera e saj është e hapur për të gjithë që duan të punojnë për të mirën e qytetarëve.
Osmani ditë më parë kishte ftuar partitë opozitare në mënyrë që të diskutounë për drafstatutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe që kritikat dhe komentet e tyre ti dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese për vlerësim. LDK ishte përgjigjur pozitivisht, PDK-ka kishte refuzuar të marrë pjesë në takim ndërsa takimi me kreun e AAK-së nuk është realizuar për keqkuptime rreth orarit të takimit.