Vjollca Berisha nga Aleanca për Shqiptarët ka kundërshtuar idenë për Asociacion të komunave shqiptare në Maqedoni, të propozuar nga Zeqirija Ibrahimi i Alternativës. Sipas saj, kjo ide është e dëmshme dhe e pamenduar mirë nga Alternativa, në shërbim të politikës ditore.
“Mendoj se nuk është elaboruar mirë si ide, ndoshta është hedhur si një fluskë për senzacion mediatik”, tha mes tjerash Berisha në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia