Për shkak të ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është vjetërsuar rasti “Tenderët” i PSP-së, në të cilin një nga të akuzuarit ishte edhe ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
Pas pesë vitesh gjykim, vitin e kaluar Gjykata Penale shpalli pafajësinë dhe kur rasti arriti në Gjykatën e Apelit, u konfirmuar vjetërsia.
“Është pranuar ankesa e PTHP (me pretendimin e parashkrimit) dhe me ankesë dhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi lirues është ndryshuar në negativ”, thonë nga Apeli për “Fokus”.
Rasti “Tenderë” është hapur nga PSP-ja, me të cilin ishte përgjegjës prokurori Stevço Donev, i cili tani është prokuror i lartë publik. Sipas aktakuzës, ish-ministrja është ndjekur penalisht për një tender të montuar me kompaninë “Beton Shtip”, i cili kapte vlerën e një milion eurove.