Në Vjenë, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka prezantuar kornizën prioritare të kryesimit të RMV-së me OSBE-në në vitin 2023.
Duke u prononcuar para ambasadorëve në kuadër të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Ministri Osmani, sic njofton KlanM, ka sqaruar platformën e kryesimit në vitin 2023, duke informuar ambasadorët për qëllimet dhe projeksionet prioritare që fokusohen në sfidat aktuale në rajon dhe OSBE.
Ai ka thënë se agresioni rus në Ukrainë dhe roli I OSBE-së në uljen e pasojave të krizës padyshim se do të ketë vend qendror në agjendën e venit tonë për vitin 2023.
“Fatkeqësisht jetojnë në epokën e turbulencave. Situata në rajonin e OSBE-së është kritike. Prioritetet kornizë janë gati në bashkërendim me pasqyrën aktuale politike dhe duhet ta reflektojnë interesin e përgjithshëm të Organizatës në kohë krize” – ka thënë Ministri Osmani.
Osmani ka theksuar se synimet preliminare të prioriteve janë në një linjë me parimet dhe angazhimet e Organizatës dhe se kanë qëllime të shumëfishtta; t`i reflektojnë interesat tona, të shfaqin vazhdimësi të prioriteteve të rregullta të OSBE-së, por njëkohësisht të jenë në një vijë dhe konform konstelacionit actual të ndërlikuar gjeopolitik.
Lidhur me këtë, sic përcjell KlanM, Osmani ka vecuar sigurinë energjetike, sigurinë e ushqimit dhe ujit, si tema që sipas aktualitetit imponohen edhe ndaj agjendës së OSBE-së.
RMV-ja, në vitin 2023 nga Polonia merr Kryesimin me OSBE-në dhe konform formatit të vërtetuar, këtë vit kryeson me Grupin e Mesdheut partner të OSBE-së. / KlanMacedonia/