PRIORITET TRANSFORMIMI DIGJITAL – RMV PJESË E TRENDEVE DIGJITALE
Me ADA-n, asistentin digjital i bazuar në intelegjencën artificiale në sektorin publik, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e trendeve digjitale botërore, njofton KlanM.
Me asistentin digjital ADA, investitorët e interesuar, 24 orë në ditë, mund të informohen për kushtet e investimeve dhe për ndihmat shtetërore. Me këtë asistente, sic njofton KlanM, mund të shërbehen numër I pakufizuar i të interesuarve dhe për momentin do të mbulohen 80% të shërbimeve që lidhen me investimet. ADA flet maqedonisht, shqip dhe anglisht.
“ADA do të ndikojë në transparencën e institucioneve, eliminimin e korrupsionit dhe do të minimizojë faktorin njeri. Gjithashtu do ta përshpejtojë procesin e shërbimeve që do të jenë të kapshme 24 orë” – tha Dimitar Kovaçevski.
Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, theksoi se sipas mjeteve ADA nuk është projekti më I madh, por do të jetë më I rëndësishmi që do t`u ndihmojë qytetarëve dhe biznesit.
“Ka pasur dy cështje kyçe para dy viteve – raporti I DASH-it, ku në pjesën e luftës kundër korrupsionit analizohet ndihma e shtetit dhe ndihma për investimet, ku mesazhi kyç ishte se duhet transparencë më e madhe. ADA është krijuar nga kompani Start-up vendore dhe bashkëpunimi me ta është konfirmim se edhe të rinjtë tanë dijnë dhe munden” – tha Fatmir Bytyqi.
Inspirimi për dizajnimin e kësaj vegle, sic njofton KlanM, është Ada Lovlajs që vlerësohet si programerja e parë në botë.
Aplikuesi “Kodveil Unlimited” në thirrjen publike ishte vlerësuar në konkurencën e tre projekteve si ide më inovative për asistent digjital bazuar në intelegjencën artificiale. /KlanMacedonia/