ZAEV: MIQËSIA RMV-GREQI DHE E IMJA ME ALEKSISIN VLERA TË PËRHERSHME
Gjatë fundjavës për vizitë private në Strumicë ka qëndruar ish-Kryeministri grek, Aleksis Cipras. Nikoqir i tij ka qenë ish-Kryeministri Zoran Zaev.
Janë shfaqur edhe pamje të pritjes së ngrohtë dhe takimit të dy ish-Kryeministrave kurse Zaevi në Facebook ka shkruar se janë rikujtuar përpjekjet e përbashkëta dhe kontributet për paqën dhe stabilitetin në rajon dhe se kanë biseduar për sfidat me të cilat përballet rajoni.
“Jam i nderuar se miqësia midis RMV-së dhe Greqisë dhe miqësia ime me Aleksisin kalojnë në vlera të përhershme dhe të çmuara” – ka shkruar Zaevi në Facebook.
Ndryshe, këtë vizitë private të Ciprasit në Strumicë, fillimisht e kishin paralajmëruar mediat greke duke rikujtuar se në Kongresin e SIRIZA-s në Prill të vitit 2022 mysafiri kryesor kishte qenë Zaevi.
Zoran Zaevi dhe Aleksis Ciprasi ishin Kryeministrat që pas 30 viteve arritën ta zgjidhin çështjen e emrit, pas çka Maqedonia e Veriut zyrtarisht u bë anëtare e 30-të e NATO-s. /KlanMacedonia/