Vizita e Siljanovskës në Bullgari – LSDM: Turpëruan dhe nënçmuan vendin, VMRO: LSDM shkatërroi identitetin maqedonas!

Takimi pa protokoll i presidentes Gordana Siljanovska –Davkova më homologun  bullgar Rumen Radev është shndërruar në një tjetër arsye që opozitarja LSDM dhe VMRO-ja në pushtet sot nuk kursyen akuzat drejtuar njëra tjetrës.

Për socialdemokratët vizita e djeshme është një debakël diplomatik që e vendosi vendin në një pozitë nënçmuese dhe turpëruese si kurrë më parë në skenën politike ndërkombëtare. Sipas tyre, Qeveria e Mickoskit dhe Siljanovskës nuk janë as të vetëdisjhëm për nënçmimin që u është bërë, dukë mos i trajtuar si përfaqësues shtetëror.

BOGDANKA KUZEVSKA-LSDM 

Krenarja Gordana dhe ministrat që e shoqëruarn  në Sofje  u pritën si përfaqësues të ndonjë klubi lokal bullgar  ose institucione komunale  dhe jo si përfaqësues të lartë ndërkombëtarë të një shteti anëtarë të NATO-s dhe partner i rëndësishëm i Bullgarisë. Krenarja Gordana u patjua për takim pa flamurin e maqedonisë, zgjodhi të dërgojë komunikatë pa përdorur emrin kushtetues të vendit, u pajtua për takim pa deklarata të përbashkëta për mediat. Siljanovska prej atje u kthye pa asnjë mesazh konkret  dhe marrëveshje. E pyersim krenaren Gordana dhe shefin e saj Micskoski, se cilin shtet përfaqësoi në Bullgari dhe me cilat simbole? Ku humbi  emri i shtetit dhe në të Maqedonia, për njohjen ndërkombëtare të të cilit luftuan gjenerata? Fotografimi i saj pranë flamurit Bullgar, a do të thotë se përfaqëson Bullgarinë?”

Kryetari i opozitës maqedonase, Vneko Filipçe, përmes një statusi në rrejtet sociale  shkruan se skandali merr përmasa edhe më të mëdha kur shihet se ministri i jashtëm Timço Mucunski, qëndroi dëshmitar i hështur i këtij akti të pahijshëm ku presidentja e një shteti fotografohet pa falmurin e vendit që përfaqëson.

VENKO FILIPÇE- KRYETAR I LSDM-SË


“Derisa në shtëpi paraqiten si patriotë të mëdhenj, fjalë për fjalë në takimin e parë në Sofje pozuan me krenari para flamurit bullgar, por jo para flamurit maqedonas. 
As në takimin e Dafkovës me Radevin, as në takimin e ministrave të Mickoskit me kolegët ministra nga Bullgaria nuk ka pasur flamur shtetëror. Dënoj ashpër këtë poshtërim të shtetit dhe simboleve shtetërore. Nuk dëgjuam asnjë fjalë nëse dhe si Dafkova kërkoi avancim të negociatave, ndryshim të kornizës së negociatave dhe gjithçka që premtohet.”

VMRO-DPMNE përmes një komunikate ironizoi socialdemokratët duke thënë se kanë pirë përsëri pilulën për ta harruar të kaluarën e vet, me të cilën edhe vetë mundohen të harrojnë kush kanë qenë, çfarë kanë bërë dhe imagjinojnë se janë diçka që nuk janë.

VMRO-DPMNE


“Shkurtimisht, mund të themi se ndërsa ai rrëmbehet ashtu, do t’i kujtojmë se çfarë kanë bërë bashkë me miqtë e tyre Bujarin dhe Artanin për interesat kombëtare të shtetit. 
Me Marrëveshjen e Prespës shkatërruan identitetin maqedonas, dhe me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, vetë e sollën vendin në një gjendje vartëse, e cila është e barabartë me tradhti të lartë, duke lejuar dhe pranuar që duhet ta ndryshojmë sërish, d.m.th. të riformulojmë identitetin tonë dhe të gjithë përcaktuesit e tij. SDS ishte turp për vendin dhe me gafat e saj ndërkombëtare dhe përfaqësimin jo dinjitoz, e solli vendin në një nivel ku ata qeshnin se ku do të arrinin dhe kush do të arrinte.”

Ky ishte takimi I parë  Davkovës dhe Radevit, i cili u zhvillua në zyrën e presidentit bullgar dhe pas të cilit nuk u organizua asnjë konferencë për media.

Presidentja Siljanovska-Davkova ndodhej për vizitë në Sofje me rastin e pjesëmarrjes së Operës dhe Baletit Nacional (OBN) në Operën dhe Baletin e Sofjes. Në delegacionin e Maqedonisë së bashku me presidenten ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share