Rrethanat në të cilat delegacioni i udhëhequr nga presidentja Siljanovska u takuam me presidentin bullgar Rumen Radev ishin plotësisht të gabuar dhe improvizim pa asnjë detaj protokollar, gjë që sipas ekspertëve në vitita të tilla të përfaqësuesve të lartë shtetëror është e patolerueshme.
Analisti Filip Petrovski, tha mos vendosja e flamurit të Maqedonisë nga pala bulgare, ishte provokim për të parë se sa funksional është ekipi i presidentes Siljasnovska.
FILIP PETROVSKI- ANALIST
“Kjo për mendimin tim ishte një provokim. Bullgarët donin të vërtetonin nëse funksionon ekipi i Siljanovskës. A kanë ndonjë ide se si realizohet takim në mënyrë protokollare dhe në fakt, po të kishte reagim nga ana pala jonë, ata do të korrigjonin veprimin e tyre dhe do ta vendosnin flamurin. Kur kanë parë se pala jonë nuk ka reaguar edhe ata edhe ne kuptuam se bëhet fjalë për improvizim të plotë, gjë që është e patolerueshme në raste të tilla. 00:43 Mungesa e flamurit duhet të ishte arsye për reagim të menjëhershëm edhe nga Presidentja edhe nga protokolli.”
Sipas tij, realizimi i dy-tre takimeve pasi presidentja kishte shkuar atje për të shikuar opera, dhe kthimi në vend pa një mesazh konkret për çështjet me rëndësi për të dyja vendet, është tregues se marrëdhëniet mes dy vende kanë ngecur plotësisht.
FILIP PETROVSKI- ANALIST
“Ata përpiqen të bëjnë diçka që të duket në publik se punojnë diçka, megjithatë mënyra se si u prit atje presidentja Siljanovska, ishte plotësisht e gabuar. Unë nuk e di nëse ajo grua e di se çfarë është protokoll, a e shikon se ku fotografohet. Përpiqen të tregojnë se po bëhet diçka, kur në fakt nuk bëhet asgjë. Unë nuk pash se janë dakorduar për diçka konkrete apo se ka përmirësim të marrëdhënieve. Mendoj se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ngecur plotësisht dhe kjo nuk është aspak e mirë për perspektivën evropiane të vendit.”
Protokolli rreth vizitave të krerëve më të lartë shtetëror të një vendi realizohet një periudhë të caktuar para vizitës.
Para takimeve mes presidentëve të dy shteteve protokolli dakordohet temat për të cilat do të flitet, diskutohet për formatin, diskutohet për kohën dhe vendin ku do të realizohet takimi.
Sipas Filip Petrovski, takimi i Siljanovskës kishte për qëllim thjesht fotografimin që në opinion të krijohet përshtypja se po punohet për marrëdhëniet ndërfqinjësore. /tvklan.mk