Volodymyr Zelensky ka mbërritur këtë të mërkurë në Shtëpinë e Bardhë, në Washington. Ai u prit nga Presidenti amerikan Joe Biden së bashku me bashkëshorten e tij Jill, në një ceremoni të veçantë. Kjo është vizita e parë jashtë vendit për presidentin ukrainas që nga pushtimi i vendit të tij nga Rusia në Shkurt të këtij viti.
Një tapet i kuq ishte shtruar në nder të tij ndërsa dy flamujt e SHBA dhe Ukrainës qëndronin krah më krah. Pas shtrëngimit të duarve, palët pozuar për një fotografi.
Më pas ata u nisën në ambientet e Dhomës Ovale për të mbajtur një takim që pritet të zgjasë rreth 2 orë. Më pas do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Zelensky mbërriti nga Ukraina në Bazën Ajrore Ushtarake Andrews në Maryland, më herët gjatë ditës së sotme./tvklan.al