Vizita e Eskobarit: Reagojnë Kovaçevski dhe Mickoski!

PRESIONET NDAJ OPOZITËS, MICKOSKI – DO TË ZHGËNJEHEN!

RMV-ja nuk guxon të mbetet në shoqëri me Bosnjën dhe Kosovën dhe tani është koha për vendime, kurse për këtë kemi mbështetje të fuqishme nga SHBA-të dhe Gjermania, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, plasimi i tezave se ekzistojnë komplote botërore, nuk është në favor të vendit dhe qytetarëve, por vetëm për karrierën politike të atij që pretendon në këto komplote, duke drejtuar haptazi gishtin drejt liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Kemi mbështetje e jo komplote nga BE-ja veçanërisht nga SHBA-të. Në këtë drejtim është edhe vizita e përfaqësuesit të posacëm amerikan, Gabriel Eskobar. Do të bisedojmë me të për aktualitetin në RMV, për cështje rajonale por edhe globale”, tha Dimitar Kovaçevski.

Pushteti lut bashkësinë ndërkombëtare të vijnë në Maqedoni për t`i bërë presione VMRO-DPMNE-së, por do të zhgënjehen – tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për inate politike, por për interesin e vendit.

“Do të zhgënjehen. Që më 18 gusht në seancën parlamentare u pa se pushteti nuk I ka 80 votat. Bëjnë propagandë përmes mediave dhe lusin botën të vijnë të intervenojnë. Më vjen keq që edhe qytetarët duhet ta durojnë torturën për cështjen e ndryshimeve kushtetuese”, tha Hristijan Mickoski.

Mickoski është edhe kundër takimit të ri të liderëve. Sipas tij, në tavolinë nuk ka asgjë për t`u negocuar, përvec datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare pa një qeveri teknike./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share