Vizita e Blinken në Tiranë, Rama: Domethënëse! Shqipëria, forca e shembullit për të ndërtuar paqen në rajon

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët komentoi edhe vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili do të vijë në Tiranë më 14 Shkurt.

“Në radhë të parë unë besoj që ka një domethënie të veçantë ardhja e Blinken në Tiranë për kontekstin në të cilin sot ndodhet Europa dhe bota, për kohën shumë të ngarkuar për një sekretar shteti, që fakti se e gjen të nevojshme dhe vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin, flet në mënyrë të posaçme për ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe se çfarë përfaqëson Shqipëria në sytë e aleatëve tanë strategjikë, lidhur me këtë rajon, ku me krenari e them, Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen, për të ndarë rrugët e bashkëpunimit, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për t’u ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi, prapambetje, e mbushur me raste të pafundme të humbura për t’i lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera”, tha kryeministri./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share