VIZIONI I VERËS SË BALLKANIT TË HAPUR – MBI 330 EKSPOZUES NGA 22 VENDE
Mbi 330 ekspozues nga 22 vende…Tenda me prodhues të verës, brende të njohura, degustimi i shijeve. Beogradi këto ditë frymon me shijen e verërave.
“U dëshirojmë mirëseradhje RMV-së dhe Shqipërisë, është një nder I madh për ne që të mirëpresim miqtë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali I Zi dhe përfundimisht vera të na bashkojë si miq. Prezantojmë verën “Sovinjon Blan” mjaft e njohur në Serbi dhe do të donim ta shijojnë të gjithë në Ballkan dhe jashtë”, deklaroi Prodhuesi verës nga Serbia.
Me moton “Shijoje jetën” prodhues të ushqimit nga Maqedonia e Veriut prezantojnë shijet autentike të kuzhinës së vendit, por jo vetëm.
“Këtu jemi me margaritarë, zanate të vjetra, filigranë kemi edhe broshura “Shijoje jetën” në këtë rast me verë, ushqim dhe turizëm, promovojmë misticitetin tonë, parqet kombëtare, format aktive të turizmit, multikulturalizmit dhe gjithë atë që quhet kuzhina e Maqedonisë dhe e Ballkanit”
Fokusi në ofertën turistike është vënë tek etno-gastro turizmi.
“Ne jemi këtu bashkë me organizatat turistike nga Serbia dhe Shqipëria dhe cojmë mesazhin se Ballkani është I hapur dhe kemi nis të mendojmë bashkërisht për destinacionin. Në fakt turizmi nuk njeh kufij, njeh vetëm destinacione dhe ky është një shembull tipik se si kjo mund të bëhet”
Në këtë Panair në Beograd s`kishte se si të mungonte brendi I njohur shqiptar “Skënderbeu”.
“Prezantojmë gjithë gamën e produkteve që kompania jonë ka. Produkti ynë kryesor është brendi “Skënderbeu”. Kjo është edhe ideja e Panairit që kompanitë të njihen me njëra – tjetrën, deklaruan nga Roarbi-Kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Por, kishte prodhues nga Maqedonia e Veriut, që tashmë janë prezent në tregjet e Serbisë dhe Shqipërisë, por duhen më shumë mundësi bashkëpunimi.
“Presim të takojmë partnerët tanë këtu dhe të hapim tregje dhe llogari të reja në tregje. Jemi shumë të kënaqur që tani do të kemi le të themi si traditë një event të madh që do ta zhvendosim nga shteti në shtet, Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi dhe mendoj se do të jetë një traditë e mirë”, deklaruan prodhues vere nga RMV-ja.
Në Panairin e parë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni verës në Ballkanin e Hapur”, Maqedonia e Veriut prezantohet me më shumë se 300 lloje të ndryshme të verës. Pjesëmarrësit thonë se Panairi është një mundësi e mirë për lidhjen e rrugëve të verës në Ballkan si dhe hapjes së mundësive të reja të bashkëpunimit, rritjes së eksportit dhe plasmanit që pritet të reflektohet pozitivisht në ekonomitë e vendit./KlanMacedonia