Viti: Shtetasi i Zvicrës tejkaloi shpejtësinë gati trefish, 300 euro gjobë e 3 muaj pezullim nga ngasje

Një 28 vjeçar shtetas i Zvicrës është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe 3 muaj ndalim të ngasjes së mjeteve motorike nga Policia e Kosovës.

Ai u kap në radar në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 119 km/h.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu

Tërmet në Pejë

Një tërmet është regjistruar para pak momentesh në Kosovë, më saktë në Pejë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare…
Më tepër
Total
0
Share