Viti i ri na gjen me Mërkurin në prapavijë, Meri Shehu: Nuk është shenjë e keqe…

Si çdo fillim muaji në emisionin “Rudina”  në Tv  Klan, ishte e ftuar astrologia Meri Shehu e cila ka zbuluar se si do ta kalojnë shenjat muajin Dhjetor, e  po ashtu ka zbuluar se si do e bëjmë kalimin nga viti në 2022 në  vitin 2023.

Sipas astrologes viti do mbyllet me Mërkurin në prapavijë, por kjo nuk është domosdoshmërisht diçka ekeqe.

“Kemi një futje karmike të vitit 2023, sepse në fund të Dhjetorit tashmë të 2022  Mërkuri që do futet që nga data 6  dhjetor në  Bricjap, në datën 29 kthehet i kundërt. Kështu ne vitin e ri  dhe kalimin në vitin 2023  do e bëjmë me mërkurë të kundërt në Bricjap. Nuk është shenjë e keqëe , por duke qenë se Bricjapi është shenjë karmike domethënë e një ngjarje apo evenimenti shumë të rëndësishëm social ose tradicional, ose patriotik, shumë vende do merren shumë me gjërat sociale, gjërat e  tyre, moshën e tretë rregullat. Mesa duket viti 2023 do fillojë i përmbajtur  me rregulla, me  ekuilibra të fuqishëm social”,  tha astrologia Meri Shehu./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share