Viti 2024 ka shënuar ulje të kriminalitetit dhe aksidenteve në Shqipëri

Sondashi i fundit nga Instituti Agenda ka sjellë lajme të mira për qytetarët shqiptarë. Viti 2024 është viti më i sigurt për jetën gjatë dekadës së fundit. Gjatë 6 mujorit të parë të vitit, nga 10,594 persona që vdiqën, vetëm 18 humbën jetën nga krimet, ndërsa 74 prej tyre nga aksidentet rrugore. Kjo tregon një ulje me 12.9% të indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore në krahasim me vitet e mëparshme.

Sondazhi gjithashtu tregon se shumica e të anketuarve vlerësojnë pozitivisht reagimin e policisë së shtetit ndaj dhunës ndaj personit. Përveç kësaj, 70% e të pyeturve besojnë se Policia e Shtetit do të përballojë me sukses fluksin e rritur të turizmit këtë sezon, si dhe reagimin ndaj vjedhjeve dhe grabitjeve në zonat ku banojnë.

Policia në komunitet gjithashtu ka ndikuar në ndjenjën e sigurisë. 83% e të anketuarve ndihen të sigurt kur ecin vetëm në lagje apo fshat, pasi është errësuar. Ndërsa 77.4% e të anketuarve e ndjejnë praninë e policisë në zonat ku banojnë.

Për policinë rrugore, treçerka e të anketuarve anojnë se puna e tyre ka ndikuar në parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor. Këto të dhëna pozitive tregojnë një përmirësim të dukshëm të situatës së sigurisë në Shqipëri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share