Viti 2023 bujar për menaxherët e futbollit

Rreth 815 milion Euro për 3353 transferime, rritje edhe në futbollin e femrave

Viti 2023 mund të cilësohet si një rekord për agjentët e futbollistëve në mbarë botën. Shpenzimet totale për tarifat e menaxherëve nga klubet arritën nivele të paprecedentë gjatë vitit, me një shpenzim total prej 815 milionë Euro krahasuar me 623.2 milionë Euro në vitin e kaluar. Kjo është një rritje prej 42.5% mbi nivelin e shpenzimeve të vitit 2022 dhe tejkalon rekordin e mëparshëm të vitit 2019, 654 milionë Euro me më shumë se një të tretën.

Deri tani përqindja më e madhe e të gjithë agjentëve të klubeve ishin të punësuar nga klubet evropiane, të cilët përbëjnë gjithashtu pjesën e luanit të shpenzimeve globale të agjentëve të klubeve. Në mënyrë të ngjashme, klubet evropiane punësuan 86.6% të të gjithë agjentëve të klubeve blerëse dhe 82.6% të të gjithë agjentëve shitës.

Numri më i madh i tarifave për shërbimet e agjentëve janë paguar nga klubet angleze, me një total të kombinuar prej më shumë se 280 milionë Euro.Ata më pak kanë përfituar nga transferimet e futbollistëve në Francë, teksa ajo që bie në sy është Arabia Saudite. Plot 86 milionë Euro të shkuara në arkat e menaxherëve të skuadrave, lidhur kjo edhe me tregun e madh të futbollistëve gjatë kësaj periudhe.

Numri i transferimeve ndërkombëtare me një agjent që vepron në emër të lojtarit arriti një rekord të lartë në vitin 2023, me një total prej 3,353 transferimesh. Kjo korrespondon me 15.4% të të gjitha transfertave dhe paraqet një rritje prej 8.4% krahasuar me vitin 2022. Për herë të parë, klubet profesioniste të futbollit të femrave shpenzuan më shumë se 1 milion Dollarë për shërbimet e agjentëve të klubeve, me një shpenzim total prej pak më pak se 1.4 milion Dollarë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share