Vinicius reagon ndaj videove raciste të tifozëve të Atletico Madridit

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, reagoi në rrjetet sociale ndaj një videoje të tifozëve të Atletico Madridit që kanë bërë kore raciste kundër tij jashtë stadiumit Wanda Metropolitano, para ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Chapions League kundër Interit të mërkurën.

Ylli i Real-it tha se ishte “një realitet i trishtuar” dhe i kërkoi UEFA-s të ndëshkonte Atletico Madridin dhe tifozët e tyre.

“Shpresoj se ju (UEFA) keni menduar tashmë për t’i ndëshkuar ata. Është një realitet i trishtuar, i cili ndodh edhe në ndeshje ku unë nuk jam i pranishëm”, shkroi ai në X.

Kjo nuk është hera e parë që lojtari i Real Madridit merret me incidente të tilla. Ai ka qenë subjekt i abuzimit racor disa herë gjatë ndeshjeve të në Spanjë.

Përpara incidentit të së mërkurës jashtë Wanda Metropolitano, ai ka marrë thirrje raciste nga tifozët e Valencias në Mestalla vitin e kaluar.

Vini Jr e ka adresuar vazhdimisht këtë abuzim racor kundër tij nga tifozët, por Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj ekipeve apo tifozëve deri më tani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share