Viktor Orban vizitë surprizë në Kiev

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka mbërritur në Kiev në një vizitë surprizë për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas mediave Kryeministri mbërriti mëngjesin e kësaj të marte ku në qendër të diskutimeve do të jenë bisedimet për paqe ndërsa luftimet intensifikohen.

Kjo vizitë vjen një ditë pasi Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të rradhës të Bashkimit Evropian. Vizita e Orbanit vjen gjithashtu teksa ai kërkon të rekrutojë anëtarë në një aleancë të re nacionaliste që ai shpreson se së shpejti do të bëhet grupi më i madh i krahut të djathtë në Parlamentin Evropian.

Ai gjithashtu ka bllokuar përpjekjet e BE-së për të zgjeruar ndihmën ndaj Kievit dhe për të sanksionuar Moskën për luftën e saj, duke i zhgënjyer udhëheqësit e tjerë të BE-së dhe Zelensky-n.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share