Oda e ekspertëve sot mbajti Kuvendin themelues ku unanimisht kryetar u zgjodh Viktor Isjanovski.
Me këtë, Oda pas 8 vitesh u bë sërish funksionale, me çka do të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohen ekspertët dhe do të avancohet puna e tyre.
Ministria e Drejtësisë, në shkurt themeloi njësitë e para profesionale të Odës së ekspertëve.
Me miratimin e Ligjit të ri për ekspertizë, obligim i Ministrisë së Drejtësisë është që t`i zgjedhë udhëheqësit dhe zëvendës udhëheqësit e njësive profesionale dhe nga një anëtar nga secila njësi si përfaqësues në Kuvendin themeluese të Odës.
Në të njëjtën kohë, neni 32 i Ligjit për ekspertizë parasheh një risi me futjen e njësive profesionale në Odë, e përmes të cilave anëtarët e Odës i realizojnë interesat e tyre në Odë dhe përmes përfaqësuesve të zgjedhur në Kuvendin e Odës. Njësitë profesionale kanë një udhëheqës dhe zëvendësin e tij, me mandat katër vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga njësitë profesionale janë anëtarë të Kuvendit.
Kjo dispozitë u propozua për të mundësuar formimin e një Kuvendi funksional, duke pasur parasysh situatën e mëparshme ku nuk funksiononte asnjë organ i Odës, e veçanërisht Kuvendi i cili numëronte më shumë se një mijë anëtarë.
Me formimin e Odës, pritet të përmirësohet cilësia e ekspertizës, mbrojtja dhe avancimi i profesionalizimit, monitorimi i qëndrimit të ekspertëve ndaj shoqërisë dhe qytetarëve.