Vijon vaksinimi i fëmijëve në Gaza pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme izraelite

Një kampanjë fushatë vaksinimi në shkallë të gjerë për të vaksinuar fëmijët kundër kërcënimit të saposhfaqur të poliomielitit në Rripin e Gazës ka vazhduar në ditën e tretë.

Izraeli ka rënë dakord për pauza të kufizuara në luftime për të lehtësuar këtë kampanjë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Por pavarësisht këtij premtimi, ka raporte se Izraeli vazhdon të bëjë sulmet ajrore në Gaza.

Një gazetar nga agjencia e lajmeve Agence France-Presse raportoi se trupat hodhën në erë shtëpitë në qytetin e Gazës dhe avionët luftarakë goditën një shtëpi në lindje gjatë natës së të martës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Agjencia e mbrojtjes civile e territorit tha se Izraeli kreu një sulm vdekjeprurës në një tendë që strehonte personat e zhvendosur në Khan Younis jugor, si dhe bombardoi Gazën qendrore.

Izraeli tha se programi i vaksinimit ndaj poliomielitit, i cili shpresohet të arrijë rreth 640,000 fëmijë palestinezë, do të vazhdojë deri më 9 shtator dhe do të zgjasë tetë orë në ditë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share