Këtë të mërkurë në orën 09:00 pritet që të vazhdojë gjykimi në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Dje ka dhënë dëshminë dëshmitari i tetë, ku ka folur për Gardën Kombëtare. Ai tha se nuk ka pasur informacion se kur është formuar ky njësit, por që detyrë e tyre ishte sigurimi i zonës operative në atë kohë.
Sipas dëshmisë, kjo gardë i ka raportuar direkt Zonës Operative të Llapit. Pas këtyre përgjigjeve në seanca publike, me kërkesë të prokurores së ZPS-së, seanca gjyqësore ka vazhduar në sesion të mbyllur.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe 3 bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë./tvklan.al