Vijon moti i nxehtë me temperaturë maksimale ditore që kudo do të jetë mbi 30°C, e disa vende do të kalojë edhe 40°C.
Ndaj deri në fund të javës së ardhshme do të aktivizohet niveli portokalli për rrezikun e temperaturave të larta.
Nesër pasdite në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Ndryshim të duksh të motit pritet të kemi nga e premja e javës së ardhshme.