Muzikantja shqiptare që vepron në Gjermani, Besiana Shkodra për emisionin Klani Ditor me moderatoren Artemisa Morina, ka folur për sfidën e shpërndarjes së vlerave të vërteta muzikore e artistike përmes rrjeteve moderne, siç ësht “tiktoku”. Shumë njerëz, sipas saj e keqpërdorin këtë aplikacion, duke u bërë “të famshëm” pa pasur asnjë vlerë.
Ajo shtoi se për vete mundohet që këtë aplikacion ta përdorë me kujdes dhe të shpërndajë materiale që vërtet shpërndajnë vlera./tvklan.mk