Vietnami ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë, pak më shumë se 44 gradë Celzius- me ekspertët që parashikojnë se së shpejti do të tejkalohet për shkak të ndryshimeve klimatike.
Rekordi u vendos në provincën veriore të Thanh Hoa, ku zyrtarët paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë brenda në kohërat më të nxehta të ditës.
Edhe vendet e tjera të rajonit kanë përjetuar mot jashtëzakonisht të nxehtë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Tajlanda raportoi një rekord të barabartë me 44.6 gradë Celsius në provincën e saj perëndimore Mak.
Ndërkohë mediat e Mianmarit raportuan se një qytet në lindje kishte regjistruar 43.8C, temperatura më e lartë për një dekadë.