Viena me nivelin më të lartë të jetesës

Qyteti renditet sërish në krye të klasifikimit për sigurinë, sistemin shëndetësor, kulturën dhe arsimin

Viena është sërish qyteti me nivelin më të lartë të jetesës në botë. Klasifikimi është publikuar nga “Economist Intelligence Unit” dhe rikonfirmon cilësitë e vlerësimit si vendi ideal i rezidencës, i jetës profesionale, por edhe si destinacion turistik.

Nga vëzhgimet e pervitshme janë një sërë faktorësh që merren në konisderatë si stabiliteti e siguria, mbështetja shëndetsore dhe gjithë sistemi shëndetësor, kultura, mjedisi, arsimimi dhe infrastruktura. Përtej tyre, qyteti ka vlerë të shtuar dhe nga shkëlqimi dhe eleganca e epokës perandorake, që e bën të jetë gjithnjë mjaft i frekuentuar nga turistë nga e gjithë bota.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share