Videolotaria shtetërore: Çështjet e monopolit janë për Casino Austria!

Drejtori i VideoLotarisë Shtetërore, Kostadin Karakabakov është distancuar nga akuzat se Casino Austria I ka mundësuar monopolin nga ana e partnerit të tyre Lotaria Shtetërore, për shkak se Drejtori aktual Aleksandar Klimovski, sipas hulumtimeve të mediave, ka qenë consultant I partnerit të huaj dhe për shërbimet e tij është paguar për afro 140.00 euro.

“Kjo pyetje duhet t`I drejtohet Casino Austria. Si Videolotari Shtetërore nuk shfrytëzojmë shërbime konsultuese”– tha Karakabakov.

Por, Klimovski I cili është në krye të Lotarisë Shtetërore dhe bashkë me Casino Austria formojnë videolotarinë, është anëtar I këshillit mbiqyrës dhe me këtë merr pjesë në miratimin e vendimeve.

“Punojmë konform rregullativës ligjore dhe pa përjashtim respektojmë dispozitat e trupave rregullator dhe kemi dëshmuar shumë herë se nuk kemi shkelje të ligjeve” – tha zëdhënësja e Videolotarisë, Viki Çadikovska.

Ndryshe, 51% të aksioneve të Videolotarisë ka Lotaria Shtetërore kurse 49% Casino Austria. Klimovski me automatizëm bëhet anëtar I këshillit mbikqyrës të firmës simotër Videolotarisë.

BDI dje doli me akuza se shteti jo vetëm që nuk ka ruajtur pozitën dominuese në miratimin e vendimeve, por tani sërish ia kthen të drejtën e monopolit Casino Austria, e cila ka patur profit me mbi 100 milion euro.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share