Video virale/ Presidenti i SHBA i pëshpërit në vesh adoleshentes: Asnjë lidhje serioze deri në 30 vjeç

Një video me Presidentin amerikan Joe Biden është bërë virale në rrjetet sociale. Në këtë video, duket Biden që i pëshpërit në vesh një vajze adoleshente, duke i thënë: “Dëgjo, një gjë është shumë e rëndësishme që ua kam thënë vajzave dhe mbesave të mia. Asnjë lidhje serioze deri në moshën 30-vjeçare”.

Ndërsa vajza, e cila kishte kërkuar thjesht një fotografi me Presidentin e SHBA, mbeti e habitur nga kjo këshillë e Biden dhe iu përgjigj shkurtimisht: “Në rregull, do ta kem parasysh”.

Video është regjistruar nga gazetari Cullen D’Almeida në përfundim të një aktiviteti në Kaliforni. Ai pretendon se agjentë të shërbimeve sekrete amerikane tentuan ta ndalonin. /tvklan.al

https://twitter.com/fromkalen/status/1581081956242010114

Lexo gjithashtu
Total
0
Share