Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 3 vite burgim ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 2 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ndërsa Alma Kaçi, protagonistja në videon seksuale me ish-kryebashkiakun Gjici, është dënuar me 1 vit burg për prostitucion.
Me dhënien e vendimit, Gjykata e Posaçme bëri edhe riakualifikim të veprave penale për të cilat u shpallën fajtorë Gjici dhe Kaçi.
/tvklan.al