Siç raporton kuriri serb nga sulmi me armë zjarri në afërsi të Beogradit kanë humbur jetën 8 persona, përcjell Klan Macedonia.
Një numër i madh i të plagosurve raportohet se janë dërguar në Urgjencë.
Ndërkaq nga pamjet e publikuara shihet se forca të mëdha policore lëvizin në rrugët afër vendit të ngjarjes.
Ende nuk raportohet për kapje të autorit. Më herët, siç përcjell KlanM, ishte gjetur vendndodhja e tij dhe ishte rrethuar nga policia.
Sipas mediave serbe, autori nuk ka dashur të dorëzohet dhe ka gjuajtur në drejtim të policisë./KlanMacedonia
https://www.instagram.com/reel/Cr1s5atAjex/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
https://www.instagram.com/reel/Cr1tKGNALDA/?igshid=YmMyMTA2M2Y=