Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) ka bërë të ditur se në jug të vendit kanë ndodhur dy tërmete të tjera, dy javë pas tërmeteve të mëdha që goditën rajonin, raporton Anadolu.
AFAD raportoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë 6.4 në rrethin Defne të provincës Hatay, ndërsa tërmeti i dytë ishte me magnitudë 5.8 në rrethin Samandağ po ashtu në provincën Hatay.
Ndërkaq në rrjetet sociale po shpërndahen pamje nga siç thuhet, shembja e një objekti në zonën e tërmetit, përcjell Klan Macedonia.
⚠️BREAKING: Footage show buildings collapsing after new earthquake hits Hatay, Turkey pic.twitter.com/XlLMYNhiqt
— Truthseeker (@Xx17965797N) February 20, 2023