DYSHOHEN PËR PJESËMARRJE NË LUFTËN E SIRISË SI PJESËTARË TË ISIS”
Në suaza të luftës globale kundër terrorizmit, MPB-ja respektivisht Byroja për Siguri Publike – sektoret për shkatërimin e krimit të organizuar, luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në një aksion të koordinuar me Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe Republikën e Francës, sic percjell KlanM, që ka vepruar sipas një fletarresti ndërkombëtar nga vendi ynë, ka realizuar një rast, sic thuhet, ku janë privuar nga liria tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët gjatë vitit 2014 në territorin e Sirisë i janë bashkangjitur ISIS-it.
“Personat O.S (28), R.S (33) dhe M.G (26) kanë qenë në interesin e shërbimeve të sigurisë dhe në bazë të bashkëpunimit me shërbime partnere të sigurisë, aktivitetet rezultuan me aksion të sinkronizuar policor në RMV dhe Francë, ku janë privuar nga liria dy persona në vendin tonë dhe një në Francë, të gjithë shtetas të RMV-së” – thonë MPB.
MPB, sic percjell KlanM, thotë se duke vepruar sipas Urdhërit, në orët e mëngjesit janë kryer bastisje në dy lokalitete të Shkupit, ku janë gjetur armë zjarri, municione, celularë dhe aparate tjera elektronike që mund të përmbajnë dëshmi për veprën e kryer penale.
Konform dëshmive të siguruara, MPB-ja në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sic percjell KlanM, ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave të lartëpërmendur për veprën e kryer penale “shërbim në ushtri armike”. /KlanMacedonia/