Video | Momenti kur mjeti i ushtrisë tërheq makinën nga uji në Shkodër

Reshjet intensive gjatë ditës së diel kanë krijuar probleme në disa qarqe të ndryshme të vendit. Më të shumta raportohen në Shkodër e Lezhë.

Këto dy qarqe janë vizituar nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë.

Siç duket nga kjo video, shirat kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër. Është dashur ndërhyrje e një mjeti të ushtrisë e cila ka bërë nxjerrjen e një makine nga oborri i shtëpisë. Siç duket, mjeti tip “Benz” ka qenë pothuajse i zhytur në ujë.

Ndërkohë në “harkun e Bërdicës”, në hyrje të qytetit të Shkodrës ka prezencë uji. Aty duhet ndërhyrja e ushtrisë për të lehtësuar kalimin e qytetarëve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share