(VIDEO) Malësi e Tetovës: Të zhgënjyer nga politika – pak interesim për zgjedhjet

Dryni në derën hyrëse të shtëpisë… Kështu është pamja tek një numër i madh i shtëpive në fshatin Veshallë të Komunës së Tetovës.

E pse është kështu e shpjegon më së miri për Klan M njëri nga banorët e paktë që kanë mbetur këtu.

“Jo që s`kam dalë sot, por s`dal asnjëherë. Sikur jam I demoralizuar… S`kam pse me dalë. Cfarë mund të rregullohet pasi të vdes njeriu. S`ka cfarë të rregullohet, kur këtu kemi mbetur diku rreth 30 familje. Këta pushtetarët thonë se po shkojnë për një jetë më të mirë. Unë kam tre fëmijë. Të tre më kanë ikur. I bëmë me shkolla, fakultete dhe ua çuam perëndimit të gatshëm. Investimi ynë që ishte për t`I shkolluar, më në fund mbetëm edhe pa fëmijë edhe pa investime” – thotë një banor I këtij fshati.

Shpërngulja masive nga ky fshat, siç njofton Klan M, shihet edhe në numrin e votuesve dhe numrin e nxënësve. Vetëm para 15 viteve në këtë shkollë ka pasur 230 nxënës, e sot ka vetëm 25.

“Numri I votuesve është 596, kurse deri tani kanë dalë pak më shumë se 60” – thonë përfaqësues të Komisionit në një vendvotim të Veshallës.

“Kemi rënie prej afro 100 votues deri tani. Ndoshta është lodhja psikologjike dhe fizike e qytetarëve pasi cdo vit ka zgjedhje” – thotë një tjetër anëtar Komisioni.

Bukuria, ajri i pastër dhe tre lumenjtë që kalojnë në këtë fshat, nuk kanë mjaftuar që ti mbajnë rininë këtu. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu

Nxënësit jashta, policët dhe ekipet e anti-terrorit në shkolla (VIDEO)

Në tetë shkolla të mesme edhe sot po bëhen kontrolle nga ekipete anti-terrorit dhe nga policia, në email adresat e tetë shkollavetë mesme ka arritur mesazh kërcënues se brenda në shkollë ka bombë. E për këtë gjë nxënësit kanë qenë menjëherë tëevakuuar. “Edhe sot alarm për bombë në tetë shkolla të mesme të Shkupit.…
Më tepër
Total
0
Share