Ndeshja mes Tottenhamit dhe Brighton në Premier League ka pasur një moment kaotik për faktin se trajnerët e dy skuadrave janë përfshirë në sherr mes veti. Nga njëra anë ishte trajneri në detyrë i Tottenhamit Christian Stellini dhe nga ana tjetër bashkëkombasi i tij në stolin e Brighton, Roberto De Zerbi.
Sipas informacioneve të mediave britanike, teksa po shtrëngonin duart, De Zerbi ka drejtuar gishtin nga Stellini.
Situata u përshkallëzua më pak se 15 minuta në pjesën e dytë. Italianët u penguan dhe ndihmësit e tyre parandaluan një përplasje fizike. Arbitri Stjuard Atwell u tregoi të dy kartonët e kuq.
Padurimi i tyre kishte edhe një histori. Si futbollistë të Barit dhe Avelino-s, atëherë në Serinë B, ata patën një betejë të ashpër në sezonin 2008/09. Ata duket se nuk e kanë harruar këtë.
DE ZERBI AND STELLINI GOING AT IT! 😤 #TOTBHA pic.twitter.com/ln73Jxzdz4
— The Premier League Club (@TPLCSports) April 8, 2023