Një shofer kamioni në Kenia është shpëtuar nga helikopteri i një shoqate bamirësie pasi mjeti me të cilin udhëtonte ishte përmbysur si pasojë e ujërave të vrullshëm të sjellë nga përmbytjet.
Fatmirësisht, njësia ajrore e një shoqate bamirësie për kafshë të egra ishte në gatishmëri për të shpëtuar shoferin e kamionit.
Menjëherë pasi morën alarmin, anëtarët e shoqatës “Sheldrick Wildlife Trust” fluturuan me helikopter dhe arritën të shpëtonin jetë në ujërat e vrullshëm që kishin sjellë përmbytjet në Kenia./tvklan.al