Ish-ministri i jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto u zhvesh nga kostumi i politikanit dhe argëtoi rreth 200 të rinj në një lagje të Helsinkit ku luajti si DJ.
65-vjeçari ngriti turmën në këmbë ndërsa vendosi kryesisht hite nga brezi i tij, si kënga himn e grupit legjendar të The Beatles “Revolution”.
Haavisto, i cili u largua nga posti i ministrit të Jashtëm në qershor, shpreson të pasojë Sauli Niinisto, në zgjedhjet e reja presidenciale që do të mbahen më 28 janar.
Nëse zgjidhet, Haavisto do të bëhet presidenti i parë homoseksual i Finlandës.
Partneri i tij ekuadorian, Antonio Flores, 45 vjeç, të cilin e takoi në një disko kolumbiane në vitet 1990 kur udhëtonte në Amerikën e Jugut, nuk është adhurues i shijes së tij muzikore.
“Unë nuk mund ta luaj këtë muzikë në shtëpi, ka vetëm një këngë që ai e pranon, është një këngë latine, por ai e urren këtë muzikë.”
Haavisto i cili ka shërbyer për 4 vite si ministër i Jashtëm i Finlandës ndihmoi që vendi i tij të anëtarësohej në NATO./Klan News