Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Driloni, janë përfshirë në një përplasje të ashpër pas publikimit të bisedave të tyre private. Pas këtij veprimi, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e konsideroi të kundërligjshëm publikimin e tyre, çka ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga të dy protagonistët në rrjetet sociale.
Pas vendimit ligjor, Driloni ka reaguar duke publikuar një fotografi ku shihet me një dorë të ngritur, duke treguar gishtin e mesit, shoqëruar me një mbishkrim thumbues: “U zhduk postimi bashkë me gjith guximin”. Ky postim u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj Xhenetës, duke sugjeruar se ajo është tërhequr nga akuzat e saj pas ndërhyrjes së autoriteteve.
Por Xheneta nuk e ka lënë pa përgjigje këtë provokim. Në një postim të gjatë, ajo ka ironizuar veprimet e Drilonit, duke e akuzuar për përpjekje për të mbuluar të vërtetën me ndihmën e avokatëve dhe parave.

Ajo shkroi: “Unë guxim e quaj kur dikush përballët me të vërtetën – pa avokatë, pa letra, pa panik. Ti? Ti u fute në lojën e fshehjeve: një gisht plastik si trofe krenarie, mijëra euro për të mbuluar realitetin, dhe një zinxhir shantazhesh e kërcënimesh që – të garantoj – do të dalin në dritë”.
Xheneta gjithashtu nuk ka kursyer ironinë duke kujtuar momentet nga Big Brother VIP Kosova, kur Driloni, sipas saj, e përdorte shpesh gjestin e gishtit të mesit: “Kur e pashë gishtin, më kujtohet sa herë e përdorje në Big Brother – gati sa s’i kishe zhvirgjeru çunat e shtëpisë me të. Thashë me vete: ‘Uaa, çfarë vajze e guximshme! Ups, më fal – qenke djalë’”.

Në fund të reagimit të saj, ajo u shpreh se këtë herë nuk do të ketë më manipulime dhe lojëra të fshehta: “Shpresoj që gishti i plastikës të të ndihmojë në ato ditë që po vijnë. Se këtë herë, nuk ka më blerje votash. Ka drejtësi”.
Situata mes Xhenetës dhe Drilonit vazhdon të përshkallëzohet, dhe ndërsa debati mes tyre po bëhet gjithnjë e më i ashpër, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë ndërhyrja ligjore dhe si do të përfundojë ky konflikt.